
Ka qenë 28 janari i vitit 1945 kur për herë të parë në etër është dëgjuar fjala shqipe, duke e bërë kështu Radio Shkupin radion e parë shqiptare në të gjitha trojet shqipfolëse.
Sot Radio Shkupi shënon 77 vjetorin e ekzistimit si institucion mediatik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Radio Shkupi falënderon të gjithë dëgjuesit që ndër vite e kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta bëjnë atë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite për radion.



