KurioziteteLajmeMaqedoni

East Gate Mall këtë fundjavë puntori lego falas për fëmijët, ja vlenë ta vizitoni

Punëtori treditore falas për LEGO në East Gate Mall
Shkup, 26 janar 2022 – Vitet e para të fëmijërisë janë më të rëndësishmet për zhvillimin e
duhur të fëmijës. Të mësuarit për botën përreth nesh përmes sfidave argëtuese dhe logjike, i
shoqëruar me mbështetje të madhe, kujdes dhe dashuri, janë ndër mënyrat më të mira për t'u
kujdesur në mënyrë të shëndetshme për mendjen e fëmijës.
Në fundjavën e fundit të janarit, qendra tregtare më e madhe rajonale e rangut evropian pritet
të jetë e mbushur me dërdëllitje fëmijësh, buzëqeshje të shumta dhe shumë argëtim për më të
vegjlit.
Me organizim të KRSH dhe East Gate Mall, më datë 28.01.2022 (e premte) nga ora 18:00-20:00,
si dhe më datë 29.01.2022 (e shtunë) dhe më datë 30.01.2022 (e diel) nga ora 13:00-16:00,
kokat e zgjuara të fëmijëve i pret një punëtori treditore me kube LEGO dhe çmime surprizë për
fëmijët më me fat. Punëtoria për LEGO do të realizohet përballë dyqanit KRSH në intervalet e
përmendura kohore, ndërsa në kuadër të saj, një pjesë e vogël ekspozuese e lodrave LEGO do
të jetë në dispozicion të të gjithë vizitorëve.
"Disponueshmëria e vazhdueshme e një game të gjerë përmbajtjesh, të cilat i plotësojmë dhe
pasurojmë çdo ditë dhe të cilat janë menduar në mënyrë përkatëse dhe me kujdes për t'iu
përshtatur të gjithë brezave dhe për të përmbushur edhe shijet dhe pritshmëritë më
marramendëse për atë se si duhet të duket shëtitja në një qendër të tillë tregtare si East Gate
Mall, është sfida jonë më e madhe dhe e preferuar, që nga dita kur i hapëm dyert për vizitorët
vendas dhe të huaj. Të shijosh blerjen komode dhe të sigurt, duke lëvizur nëpër korridoret e
gjera në çdo nivel të East Gate Mall, është një përvojë unike, ndërsa zbritjet aktuale të janarit
me deri në -70% për markat e disponueshme, janë më se tërheqëse për të gjitha moshat”, tha
Biljana Severinova, menaxhere marketingu e East Gate Mall në Shkup.
Ndonëse viti sapo ka filluar, këtë fundjavë në East Gate Mall mbërrijnë të 12 muajt përnjëherë.
Më datë 30.01.2022 (e diel), atmosfera e qendrës tregtare do të pasurohet me një tjetër
shfaqje teatrore për fëmijë, “12 muajt”, e interpretuar nga kasti i Teatrit për Fëmijë dhe të
Rinj, duke filluar nga ora 12:00 e mesditës në sheshin qendror, në katin e dytë, pranë marketit
Tinex.
Të gjithë sportdashësve të talentuar, përveç mundësisë deri në fund të janarit për të dëgjuar
lajmet sportive nga studioja e Sportsko Radio drejtpërdrejt në East Gate Mall, iu kanë mbetur
edhe pak ditë, deri më datë 30.01.2022, për të marrë pjesë në sfidën dimërore të Sport Vision
dhe Intersport, "Shëno gol dhe fito zbritje"

Dyert e qendrës tregtare më të madhe në rajon janë të hapura çdo ditë nga ora 10 deri në
22:00. Dyqanet punojnë çdo javë deri në ora 20:00, ndërsa të dielave, restorantet dhe baret
punojnë deri në ora 22:00.
Në janar, fillo me blerje, argëtim dhe kënaqësi në East Gate Mall dhe shijo përrallën dimërore
të janarit me përmbajtje dhe zbritje për të gjithë brezat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close