LajmeMaqedoni

Qytetarët me mendime të ndara! Si e vlerësojnë fushatën presidenciale dhe a do të votojnë?

Një ditë para zgjedhjeve qytetarët me mendime të ndryshme për atë nëse do të votojnë apo nuk do të votojnë për president shteti. Prej atyre që anketuam, disa ishin të dëshpëruar nga politika e disa të tjerë thanë se do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Shumica prej tyre nuk kishin fjalë miradije për nivelin e fushatës zgjedhore.

Nesër kemi zgjedhjet presidenciale, a do të votoni?
Gjithsesi! Kjo është e drejtë e imja kushtetuese dhe obligim.
Do ta shfrytëzoni.
Gjithsesi! Ju a nuk do të votoni?
Po do të votojmë patjetër. Për këtë dhe po përgatitemi për zgjedhje nesër. Si do ta vlerësonit fushatën e deritanishme të kandidatëve për president?
Pak e bezdisshme. Pse? Se di, disa gjëra nuk ishin të sqaruara mjaftueshëm.

Nesër kemi zgjedhje presidenciale, a do të votoni?
Gjithsesi!
Si do ta vlerësonit fushatën zgjedhore të kandidatëve për president? A ishte në nivel?
Nën nivel!
Pse? Kush i’u la përshtypje të tillë?

Thuajse të gjithë.

Nesër kemi zgjedhje presidenciale, a do të votoni?
Jo.
Pse?
Sepse jam totalisht e dëshpëruar nga të gjithë.
Në çfarë aspekti? Pse jeni e dëshpëruar?
Sepse të rinjtë ikën jashtë vendit, askush nuk ka mbetur. Çfarë t’iu them. Vetëm për xhepat e tyre mendojnë.

Do të votojmë sigurisht. Nuk i kam ndjekur shumë të them të drejtën, mendoj se nuk kishte grindje mes kandidatëve për president.

Nesër kemi zgjedhje presidenciale, a do të votoni?
Po patjetër.
Si do ta vlerësonit fushatën e deritanishme të kandidatëve për president?
Katastrofale!
Pse? Çfarë ju la përshtypje të keqe?
Disi shumë agresive dhe ofenduese.

Në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen nesër dhe më tetë maj, të drejtë vote në Maqedoni kanë gjithsej 1.814.317 qytetarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close