
Qendra për menaxhim me Kriza informoi se vazhdojnë aktivitetet intensive për vënie nën kontroll të zjarreve në fshatrat në zonën e Karshijakës. Nga atje informojnë se drejtori i QMK-së, Muhamed Ali është në terren, sël bashku me shërbimet dhe ekipet kompetente, ku e përcjellë dhe koordinon gjendjen.
“Prioriteti ynë është mbrojtja e malit Kitka dhe paranndalimi i përhapjes së zjarrit në vendet përreth. Në terren janë të angazhuara të gjitha resurset shtetërore që janë në dispozicion – tre aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ekipet e Brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit , si dhe ekipet e Pyjeve kombëtare”, thotë Ali.
Nga QMK-ja informojnë se aktualisht nuk ka rrezik për fshatin Paligrad, as për vendbanimet e tjera në zonën e Karshijakës.
Ata shtojnë se do të vazhdojnë të mbikëqyrin vazhdimisht situatën dhe të ndërhyjnë intensivisht derisa situata të stabilizohet plotësisht.




