
Qindra udhëtarë rezultojnë të zhdukur, përfshirë të paktën 291 turistë të huaj, pas një përmbytjeje të shpejtë në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit.
Zyra e Turizmit e Nepalit ka bërë të ditur se lista paraprake e personave të zhdukur përfshin më shumë se 100 turistë nga India, 12 nga Britania e Madhe dhe tre nga Amerika.
Deri më tani janë konfirmuar të vdekur 17 persona.
Ministri i Jashtëm i Nepalit, Shishir Khanak, ka thënë se një tërmet ka goditur zonën rreth orës 08:37 me kohën lokale, duke iu referuar informacioneve paraprake.
Ai ka thënë se tërmeti ka shkaktuar një ortek, i cili më pas ka sjellë përmbytje të menjëhershme.
Khanal ka shtuar se në mesin e të zhdukurve ka edhe punonjës të doganave dhe të shërbimit të emigracionit.
Gjithashtu, janë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore, në ura, si dhe në rrjetet e komunikimit dhe ato hidroenergjetike.



