LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria publikon pagat e kabinetit qeveritar! Ja kush merr më shumë

Qeveria e vendit në web faqen e Qeverisë ka publikuar pagat e kabinetit qeveritar. Sipas asaj që është publikuar pagë më të lartë merr kryeministri Zaev, respektivisht 78.840 denarë, ndërsa nëse llogaritet me stazhin 22-vjeçar, paga e tij kap vlerën e 87.813 denarëve. Në vendin e dytë është ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili merr pagë prej 85.113 denarëve(me stazh prej 18 viteve), pastaj renditet ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74.273 denarë (me stazh prej 28 viteve).

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska merr 72,989 denarë pagë mujore, kurse ministrja e Kulturës, Irena Stefkoska merr 72.670 denarë. Vijon zëvendësministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ai për Çështje Ekonomike, Fatmi Bytyqi, të cilët marrin nga 71.385 denarë. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, marrin nga 70.102 denarë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe merr pagë prej 68.179 denarëve, kurse pagë më të ulët marrin ministrat Naser Nuredini dhe Jeton Shakiri, të cilët kanë pagë prej 65.612 denarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close