KulturëLajmeMaqedoniTopLajm

Si ndryshoi komuna e Tearcës me Isen Asanin (FOTO)

Banorët e këtyre trojeve prej fillimit të banimit të kësaj ane, gjegjësisht Komunës së Tearcës kaluan nëpër të gjitha periudhat dhe sundimet e perandorive dhe fuqive të ndryshme. Në fillim fiset Ilire të këtij territori (Komuna e Tearcës) përfshihet nga sundimi i Perandorisë Romake, në atë kohë popullsia e kësaj ane mer besimin krishter. Më vonë me ardhjen dhe sundimin e Perandorisë Osmane shek. XIV, popullsia dalngadalë kalon në besimin islam që është edhe në ditët e sotme2.

Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane Komuna e Tearcës i takonte Vilajetit të Kosovës.  Përderisa ka qenë nën sundimin e perendorive të ndryshme kuptohet që ka pasur edhe mjaft luftëra, që janë bërë ndërmjet pushtuesve dhe popullatës vendase ku ka patur humbje mjaft të mëdha në njerëz, luftërat janë bërë për tu çliruar nga sunduesit. Pas luftërave të fundit që ndodhën me Perandorinë Osmane në vitin 1913 u mbajt  konferenca e Londrës, sipas kufijve politik që u vendosën në atë kohë të cilët nuk përputheshin me kufijtë etnik, Komuna e Tearcës në përbërje të Komunës urbane të Tetovës ngelën nën sundimin e SKS. Ushtria sërbe në këtë kohë ushtroi dhunë të egër ku vrau dhe masakroi shumë banorë të cilët ishin shqiptarë të kësaj Komune.

Lufta e Dytë Botërore (1941-1945) e përfshiu edhe Komunën e Tearcës ku në atë kohë përbëhej prej më shumë vendbanimeve (fshatrave), gjatë kësaj lufte këto vendbanime u ndanë në dy pjesë, në atë lindore dhe perëndimore, këto i ndante kufiri i vendosur në fshatin Nepreshten të kësaj Komune3. Fshatrat e pjesës perendimore ngelën nën sundimin Italian, kurse ato të pjesës lindore ku përfshiheshin më shumë fshatra ngelën nën sundimin Bullgar. Po ashtu edhe gjatë kësaj periudhe popullata shqiptare e Komunës së Tearcës ishte në shënjestër të terrorit të ushtrisë Bullgare të cilët vranë, masakruan, dhe plaçkitën popullatën vendase të këtyre anëve, si argument mund të përmendim vrasjen e Sulejman Nuhiut dhe Zulqufli Qazimit nga fsh.Përshefcë4.

Më vonë në vitin 1944, disa banorë të kësaj komune u masakruan në fabrikën e duhanit  (Monopoli) në Tetovë, në vitin 1945 ushtria serbe pushkatoi përnjëherë te shkolla e fshatit Tearcë 7 banorë shqiptarë të këtij fshati. Të gjithë këto vrasje që iu bëheshin popullatës shqitare, gjithmonë kanë qenë të ndihmuara por edhe të nxitura nga sllavomaqedonasit të cilët jetonin në këto vendbanime. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore 1945 me formimin e shtetit të Jugosllavisë me ndarjet territoriale që bëhen në atë kohë, Komuna e Tearcës si komunë rrurale në përbërje të rrethit të komunës urbane të Tetovës, përfshin në vete një territor shumë më të gjërë edhe ate fshatrat si vijojn: Jazhincë, Rogaçevë, Starasellë, Bellovisht, Vratnicë, Orashë, Orashë e Poshtme, Odri, Parca, Dobroshti, Nerashti, Gllogja, Përshefca, Jelloshniku, Tearca, Sllatina, Brezna, Leshka, Nepreshteni, Otunja, Setole, Shemshovë, Ozormishti, Rataja, Rotincë,

Tudenca, Siriçina, Prelubishti, Zhillca, Podbregi, Kopanica, Jegunovca, me seli në fshatin Tearcë5. Kjo ndarje administrative  ka zgjatur deri në vitin 1964 ku pastaj i kthehet juridikisht Komunës së Tetovës, si edhe shumë rrethe tjera rurale të kësaj ane. Tani këto fshatra përfshihen nëpër tre komuna të ndryshme.

Më vonë në vitin 1990 ndodhi shkatërimi i ish RSFJ-së,R.e Maqedonisë formohet shtet i pavarur si IRJM (FYROM). Në tetor të vitit 1996 Kuvendi i RM-së miratoi ligjin për ndarjen territoriale të Republikës. Sipas kësaj ndarje u formuan 123 komuna në mesin e tyre gjendet edhe Komuna e Tearcës, si komunë rurale. Kjo dhe komunat tjera si: Komuna e Xhepçishtit, Zhelinës,  Kamjanit, Bogovinës, Bërvenicës, Shipkovicës, Jegunovcës dhe Vratnicës si qendër komunale urbane e kanë Tetovën. Këto komuna bëjnë pjesë në Pollogun e Poshtëm. Me këtë ndarje Komuna e Tearcës përfshinë 13 fshatra (vendbanime) dhe ka një sipërfaqe prej 136.9 km2 dhe popullsi prej 22454 banorë, që përbën 1.11 % të popullsisë së përgjithshme të R.M-së 2022547, dendësia mesatare arin 164.0 ban\km2 (2002). Selia e komunës gjendet në fshatin me të njejtin emër. Pasi tani e kemi këtë ndarje administrative të komunës, punimi iu kushtohet këtyre venbanimve për të cilët do të pasqyrohen veçoritë fiziko-gjeografike dhe veçoritë demografike në mënyrë më të zgjeruar. Gjithashtu edhe kjo periudhë prej pavarsimit të R M-së e këndej, ka qenë me ngjarje të rëndësishme për rajonin dhe Komunën e Tearcës, e cila me fillimin e luftës në Kosovë mes UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) dhe gjithë forcave të armatosura serbe në vitin 1998 ka luajtur një rol shumë të rëndësishën në gjitha aspektet edhe në strehimin e shumë shqiptarëve nga Kosova të cilët ishin viktimë e fushtës së gjërë të spastrimit etnik, e cila u urdhërua nga ish dikatori serb Sllobodan Millosheviq.

Dhe si njgjarje e fundit më e freskët për këtë vend dhe më gjërë ishte lufta e cila filloi në kalanë e Tetovës më 14 mars 2001 mes UÇK_së (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) në njërën anë dhe forcat e armatosura të sllavomaqedonasëve në anën tjetër. Komuna e Tearcës u përfshi edhe në këtë luftë dhe u shpall si zonë e lirë që kontrollohej nga UÇK, pas disa betejave të ashpra me fitore që bëri Brigada 112 Mujdin Aliu, në fshatin Leshkë dhe Tearcë të kësaj komune.

Por pas lufës së 2001, në krye të komunës së Tearcës erdhi veprimtari i njohur i çështjes kombëtare Isen Asani. Asani kishte qenë pjesë e luftës së Kosovës sidhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Asani edhe para luftës ishte i njohur për veprimtarinë e tij kombëtare gjatë studimeve në Prishtinë.

Komuna e Tearcës përbën një diversitet kulturorë që e veçon nga komunat tjera rurale të Pollogut, por kjo nuk e ka penguar Asanin që tu shërbej me kujdes të gjithë qytetarëve pa dallim feje a kombësie. Në komunën e Tearcës është i lokalizuar edhe manastiri i Leshkës një trashëgimi kulturore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close