
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se është duke u përgatitur një letër me propozime të reja për vazhdimin e negociatave, e cila do t’i dërgohet BE-së. Ndërsa nga LSDM thonë se nuk do ta pengojnë të ardhmen e vendit për përfitime politike dhe se do të japin mbështetje nëse sigurohet zbatimi i vonuar i ndryshimeve kushtetuese.
“Letra drejtuar BE-së është duke u përgatitur, para se ta dërgoj dua të kemi një pasqyrë më të qartë se ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë. Nuk do të isha dakord që nuk ka optimizëm. Nuk do të pajtohesha me qëndrimin se nuk ka mirëkuptim për qëndrimet tona”, tha Mickoski.
Fundjavën e kaluar, kryeministri njoftoi se përmes kanaleve të ndryshme institucionale do të drejtohet dhe do të punojë me Komisionin Evropian dhe partnerët për të gjetur një zgjidhje dinjitoze dhe në përputhje me interesat kombëtare dhe ritheksoi se nuk pranon diktat.



