
Qeveria Spanjolle po propozon shkurtimin e numrit të orëve të punës në javë nga 40 në 37.5, një plan që do të krijonte një nga javët më të shkurtra të punës në Evropë. Ditët e fundit, qeveria ka miratuar edhe rritjen e pagës minimale.
Kryeministri Pedro Sanchez ka vendosur të vendosë “dinjitetin e punës” dhe ta bëjë një nga përparësitë e qeverisë “në mënyrë që të gjithë spanjollët të punojnë për të jetuar, dhe të mos jetojnë për të punuar”.
Sanchez dhe qeveria e tij e kanë marrë vendimin edhe pse rrezikojnë të akuzohen nga stereotipet ndërkombëtare në lidhje me stilin e jetës së Mesdheut, gjithsesi thirrja e tyre mbetet: Ndaloni së punuari kaq shumë!



