LajmeMaqedoni

Qeveria: Janë duke u bërë pagesat e 6.000 denarëve, po shqyrtohen ankesat

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka filluar procedura për ndihmën prej 6000 denarë për 283 mijë qytetarë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, mjetet janë lëshuar në xhiro-llogaritë e qytetarëve në bankat komerciale ndërsa për ata qytetarë të cilët nuk kanë të hapur xhiro-llogari ky shërbim do t’ju mundësohet nga baka ku është përcaktuar qytetari.

Në mënyrë shtesë, ankesat të cilat po arrijnë në Qeveri në mënyrë aktive janë duke u shqyrtuar.

Të dhënat e qytetarëve ankesat e të cilëve janë pranuar do të përditësohen dhe publikohen edhe në ueb faqen.

“Ndihma bëhet fjalë për qytetarët me të ardhura të ulëta, shfrytëzues të pensioneve, shfrytëtues të së drejtës për sigurim social të personave të moshuar, persona të rinj prej 16 deri 29 vjeç, prindërve vetëushqyes, artistë dhe persona të tjerë të cilët kryejnë veprimtari të kulturës, punëtorë të filmit dhe artistë të estradës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Mjetet janë paguar në llogaritë e qytetarëve në bankat komerciale. Ndërsa ata qytetarë që nuk kanë llogari të hapur deri më tani, ky shërbim do të iu mundësohget nga banka që është caktuar për qytetarin, për të cilën mund të merr informacione me me futjen e numrit amë të tij në ueb faqen www.kupuvamdomasno.gov.mk.

Related Articles

Back to top button
Close
Close