LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria e vazhdoi deri më 15 prill ndalesën për eksport të disa drithërave dhe vajrave të lulediellit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 31-të e vazhdoi afatin e vendimit për kufizimin e eksportit të disa mallrave të miratuar në mbledhjen e 26-të nga 11 marsi, me çka kufizimi i eksportit të grurit, elbit, misrit, miellit nga gruri, fara e lulediellit, si dhe vajra nga fara e lulediellit, është vazhduar deri më 15 prill 2022.

Me vazhdimin e afatit, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në konsultime me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, bëhet e ditur në kumtesën e Sektorit qeveritar për Marrëdhënie me Publikun, do të pamundësohet eksporti i këtyre produkteve që të parandalohen dëmet që nga ajo mund të bëhen në tregun vendor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close