LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria e Maqedonisë: Zgjidhje urgjente për problemin e furnizimit me ujë për fshatin Siniçan

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se sot është mbajtur takim, në të cilin kanë marrë pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Mileski, ministri për Punë të Brendshme Agim Nuhiu, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski, kryetari i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili dhe përfaqësues të komuniteteve lokale të fshatrave të Tetovës, Siniçan dhe Urviç, ku u diskutuan problemet me ujësjellësin në këto dy fshatra.

Nga Qeveria thonë se qëllimi i takimit ishte të bisedohet me të gjithë palët kompetente për të kuptuar arsyet e situatës, si dhe të shihet se çfarë ka bërë komuna deri më tani për zgjidhjen e furnizimit me ujë të pijshëm dhe për nevojat e popullatës lokale.

“Ministri Nuhiu theksoi se prania e zyrtarëve të policisë në vendin ku filluan aktivitetet e punës në periudhën e kaluar ishte ekskluzivisht me kërkesë të banorëve të fshatrave përreth dhe vlerësimin e policisë sipas planit të përgatitur operacional, në mënyrë që të shmangen shqetësimet serioze të rendit publik dhe paqes”.

“Pasi të gjithë palët e interesuara patën mundësinë për të shprehur mendimet e tyre për situatën në lidhje me ndërtimin e një sistemi për furnizim me ujë për banorët e Siniçanit, u përcaktua që policia u mirëprit nga të gjithë për të ruajtur rendin dhe paqen, ndërsa u kërkua nga kryetari i Komunës së Bogovinës që gjatë ditës së nesërme të realizojë takime me përfaqësuesit e të dy fshatrave për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej nga Qeveria shtojnë se nga sa u prezantua në mbledhje, u konkludua se komuna ende nuk ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm të projektit për ndërtimin e ujësjellësit për fshatin Siniçan.

“Për të zgjidhur më shpejt problemin dhe për të siguruar ujë të pijshëm për banorët, zyrtarët e tanishëm qeveritarë shprehën gatishmërinë që Qeveria të mbështesë të gjithë palët e interesuara dhe të ndihmojë komunën në sigurimin e dokumentacionit teknik të nevojshëm, në mënyrë që të sigurojë një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen me furnizimi me ujë për popullsinë në këtë rajon”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close