BotaLajmeTopLajm

Puxhdemon: Kjo është ditë e pikëlluar për demokracinë evropiane

Deputetët katalonas, të cilët u është marrë imuniteti në Parlamentin Evropian sot për shkak të aktakuzës të shtruar në Spanjë, paralajmëruan ankesë në Gjykatën Evropiane në Luksemburg, theksojnë se “kjo është ditë e trishtë për Parlamentin Evropian”.

“E humbëm imunitetin, por Parlamenti Evropian humbi akoma më shumë, ndërsa bashkë me këtë edhe demokracia evropiane”, deklaroi Karles Puxhdemon në konferencën për shtyp në Bruksel. Ai i falënderoi të gjithë deputetët të cilën i thanë ‘jo’ represionit mbi ata që nuk mendojnë njëjtë politikisht.

Mbrëmë 404 deputetë kanë votuar me votim të fshehtë për heqjen e imunitetit Karles Puxhdemonit, Antonio Kominit dhe Karli Ponsatit, – 247 kundër dhe 42 të përmbajtur.

“Kjo dukshëm është përndjekje politike kundër nesh”, tha Puxhdemon

Komini theksoi se numri i deputetëve të cilët e kanë kundërshtuar heqjen e imunitet flet për mosbesim ndaj gjyqësisë spanjolle.

“BE ka problem me demokracinë në Spanjë”, deklaroi ai në konferencë shtypi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close