LajmeMaqedoniTopLajm

Janushev nga VMRO : Pushteti përgatit vjedhje të zgjedhjeve lokale

Deputeti i VMRO-së Igor Janushev, sot në konferencë për shtyp i ka akuzuar partitë në pushtet se përgatisin vjedhje të zgjedhjeve lokale.

Ai tha se edhe përkundër përpjekjeve dhe vullnetit të OBRM-PDUKM-së të mundësohet përdorimi i pajisjeve “fingerprint” në zgjedhjet lokale në vend të “gishtit të shpejtë”, koalicioni LSDM-BDI në çdo mënyrë bllokon negociatat dhe nuk dëshiron të zbatojë këto detyrime ligjore.

Janushev tha se në periudhën e kaluar ka pasur bisedime intensive në lidhje me këtë çështje, në mes pushtetit dhe opozitës.

“Nuk kërkojmë as më pak as më shumë. Vetëm të respektohet ajo që është e shkruar në ligj dhe të sigurohet mënyrë elektronike për gishtat. Ka shtatë muaj deri tek zgjedhjet dhe kohë të mjaftueshme që të reagojë edhe bashkësia ndërkombëtare”, tha Janushev.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen në muajin tetor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close