BotaLajme

Putini takohet me nënat e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë, nuk pendohet që nisi luftën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar me nënat e ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, duke u thënë se nuk ishte penduar për nisjen e të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” dhe se ndante dhimbjen për humbjen e djemve të tyre, shkruan BBC.

Në një takim të incizuar më herët, të transmetuar nga media shtetërore, Putin u ka thënë nënave të ushtarëve që të mos besojnë gjithçka që shohin në televizion ose lexojnë në internet, duke pretenduar se ka shumë lajme të rreme që qarkullojnë.

I ulur me një grup nënash rreth një tavoline me çaj, ëmbëlsira dhe me manaferra të freskëta, Putini ka thënë se ai dhe i gjithë lidershipi rus e kuptojnë dhe ndajnë dhimbjen me ato që humbën djemtë në luftën në Ukrainë.

“Do të doja që ta dini se unë personalisht, por edhe gjithë lidershipi shtetëror ndajmë dhimbjen tuaj”, theksoi ai. “Ne e kuptojmë se asgjë nuk mund të zëvendësojë humbjen e një djali”.

Putini ka potencuar se nuk ishte penduar për fillimin e asaj që ai e quajti “operacionin special ushtarak” të Rusisë kundër Ukrainës, duke e quajtur luftën një moment vendimtar në të cilin Moska më në fund doli kundër hegjemonisë perëndimore.

Komentet e nënave për presidentin nuk u shfaqën gjatë transmetimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close