LajmeMaqedoniTopLajm

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë–Shkup, lëndohet rëndë një i mitur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Tetovë–Shkup, pranë pikëpagesës së Gllumovës, raporton Tetovasot.

Në aksident janë përfshirë një automjet “Volkswagen Caddy” dhe një “Volkswagen Golf”. Si pasojë, një bashkudhëtar i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, ndërsa ekipet hetimore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Rrethanat e aksidentit po hetohen. Tetovasot do të vijojë të informojë për zhvillimet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close