BotaTopLajm

Putin shfaq probleme nuk mbaron dot fjalinë, Kremlini mohon shqetësimet e shëndetit(Video)

Kremlini u detyrua të mohojë që Vladimir Putin kishte probleme shëndetësore të mërkurën pasi ai po kolliste pa pushim gjatë një takimi.

Sipas Daily Mail, presidenti rus, 68 vjeç, u përpoq të mbaronte fjalimin e tij ndërsa  po fliste për problemet financiare të shkaktuara nga COVID-19.

Por  videoja u redaktua më vonë në mënyrë që Putin të mos dukej se kishte probleme shëndetësore, në një version të postuar nga zyra e tij. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e ka pyetur Kremlinin në lidhje me shëndetin e Putin dhe tha se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Presidenti kërkoi falje dhe vazhdoi takimin”, sipas deklaratës të agjencisë.

Në krahasim me udhëheqësit e tjerë botërorë si Boris Johnson dhe Donald Trump, Putin deri më tani ka arritur të shmangë infektimin me Covid-19. Pavarësisht se Rusia ka dy vaksina në dispozicion – njëra e testuar nga vajza e tij Katerina, 34 – presidenti ende nuk është vaksinuar.

Putin ka qëndruar më shumë në izolim pas frikës në prill kur ai pati kontakte me një mjek të infektuar në një klinikë të Moskës.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close