BotaLajme

Putin: Problemet me karburantin të përkohshme, sistemi energjetik rus ndër më të qëndrueshmit

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se vështirësitë me furnizimin me karburant në disa rajone të Rusisë janë të përkohshme, ndërsa theksoi se sistemi energjetik i vendit mbetet një nga më të qëndrueshmit në botë, pavarësisht përpjekjeve, sipas tij, për të dëmtuar ekonominë ruse.

Gjatë një mbledhjeje me anëtarët e qeverisë të zhvilluar përmes videokonferencës, Putin kërkoi zgjidhje të menjëhershme për problemet me furnizimin me karburant në Krime dhe në rajonet jugore të Rusisë.

“Shteti duhet të ndërmarrë menjëherë masa mbështetëse për banorët dhe pushuesit në këto zona. Këto vendime duhet të merren tani, jo më vonë”, deklaroi presidenti rus.

Ai theksoi se qytetarët nuk duhet të përballen me pasoja të rënda për shkak të situatës dhe kërkoi që edhe pikat e pavarura të furnizimit me karburant të marrin sasitë e nevojshme.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri rus, Aleksandër Novak, tha se situata në tregun e karburanteve është stabilizuar pjesërisht, por mbetet ende e ndërlikuar. Sipas tij, kërkesa është rritur me rreth një të tretën.

Novak bëri të ditur se gjatë këtij muaji Rusia do të nisë importin e karburantit nga vende të tjera, ndërsa është vendosur edhe ndalimi i plotë i eksportit të naftës dizel.

Sipas tij, këto masa synojnë të rrisin furnizimin e tregut vendas. Ai shtoi gjithashtu se qeveria ka arritur një marrëveshje me kompaninë hekurudhore shtetërore për uljen e tarifave të transportit, me qëllim krijimin e kushteve më të favorshme ekonomike për importin e karburantit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close