
Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me ish-komandantin e UÇK-së, Hazbi Lika, morën pjesë në manifestimin jubilar të organizuar në Neproshten, në nderim të 25-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Bedri Alimi dhe Rametulla Ameti. Manifestimi u zhvillua në Parkun e Dëshmorëve, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve, ish-bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.
Gjatë ceremonisë u bënë homazhe dhe u vlerësua sakrifica e dëshmorëve për lirinë, ndërsa të pranishmit theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që dhanë jetën për idealin kombëtar.



