BotaLajmeTopLajm

Putin nën ethet përhapjes e demokracisë në Rusi, thotë kancelari gjerman Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin i frikësohet “demokracisë” që po përhapet në Rusi.

Scholz tha se Putin po përpiqet të ndajë Europën dhe të kthehet në një botë të dominuar nga sferat e ndikimit, raporton Sky News.

Në një intervistë për gazetën Muenchner Merkur, kancelari u pyet nëse Putin do të pranonte që Ukraina të afrohej më shumë me Bashkimin Europian.

“Presidenti rus duhet të pranojë se ekziston një komunitet i demokracive të bazuara në ligj në lagjen e tij që po afrohet gjithnjë e më shumë së bashku. Ai qartazi ka frikë nga shkëndija e demokracisë që përhapet në vendin e tij”, theksoi Scholz.

Brukseli ka shprehur mbështetjen për Ukrainnën, për t’i dhënë statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Por, liderët e vendeve të BE-së do të thonë fjalën e fundit në një samit në Bruksel më 23-24 qershor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close