BotaTopLajm

Putin informon Erdoğan në lidhje me takimin trepalësh për Malësinë e Karabakut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka informuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me takimin trepalësh për Malësinë e Karabakut në Moskë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga Kremlin, të dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku është theksuar se një nga përfundimet e samitit ishte konfirmimi i synimit për normalizimin e marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Gjatë bisedës, gjithashtu u nënvizua se samiti ishte një konfirmim i tendencës për të qenë i gatshëm për ndërveprim në fushat e hapjes së lidhjeve ekonomike dhe transportit dhe sigurimit të jetës së qetë në rajon.

Duke marrë në konsideratë stabilizimin e gjendjes së përgjithshme përreth Malësisë Karabakut, është dakorduar për hedhjen e disa hapave të rëndësishme në këtë drejtim.

Presidenti Erdoğan, nga ana e tij, duke theksuar se mbështet përpjekjet e Rusisë në zgjidhjen e çështjes së Malësisë së Karabakut, vuri në dukje se është në favor të vazhdimit të koordinimit mes Rusisë dhe Turqisë përfshirë edhe inkurajimin e projekteve që mundësojnë zhvillimin ekonomik të rajonit dhe të atyre me benefite të ndërsjellë.

Në bisedën Erdoğan-Putin u vlerësuar formimi i Qendrës së Kontrollimit të Armëpushimit Turqi-Rusi si dhe të gjitha aktivitetet ushtarake në rajonin e konfliktit Malësi e Karabakut.

Ndër të tjera, në bisedë janë trajtuar edhe marrëdhëniet bilaterale, rritjen e ndërsjellë të vëllimit të tregtisë, zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e rëndësishme përfshirë edhe prodhimin e përbashkët të vaksinës dhe zbatimin e planit të përdorimit të vaksinës.

Të dy udhëheqësit shprehën besimin e tyre se partneriteti shumëdimensional midis dy vendeve do të zhvillohet më tej vitin e ardhshëm.

Gjatë bisedë, u vendos që të vazhdojë dialogu i rregullt në nivele të ndryshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close