SportTopLajm

Milani funksionon si makineri perfekte, dominon forca e një grupi solid

Tjetër provë maturie e kaluar nga ky Milan plot me të rinj, që fluturon në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Edhe një herë u pa forca e grupit të djemve të Piolit, ku të gjithë janë në shërbim të skuadrës. Është e drejtë të nënvizohet gjithmonë pasi sipas analistëve është pikërisht kjo që për momentin po bën diferencën te kuqezinjtë.

Shembujt janë të dukshëm, si Calabria i improvizuar në rolin e mesfushorit të qendrës, që ishte ndër më të mirët edhe ndaj Torinos, ose Kalulu që mbuloi si krahun e djathtë edhe qendrën, me sakrificë dhe buzëqeshje.

Gjithçka funksionon për mrekulli dhe edhe për Maldinin e Masaran do të jetë e vështirë të përmirësojnë këtë grup në sesionin aktual të merkatos. Para së gjithash gjithsesi duhet mbyllur çështja e rinovimit me Hakan Calhanoglu.

Optimizmi mbretëron te të gjitha palët dhe firmat në kontratë mund të hidhen shumë shpejt, sepse pas penalltisë vendimtarë kundër Torinos, do të ishte dhurata e bukur për Milanin.

Për sa i përket mbrojtjes, po vlerësohet situata me Mohamed Simakan, siç pranoi edhe vetë Maldini, pavarësisht dëmtimit që pësoi lojtari. Kuqezinjtë kështu do të përfitonin një ulje në çmim dhe është parashikuar edhe një takim mes stafeve mjekësore të dy skuadrave për të kuptuar gjendjen e vërtetë të futbollistit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close