BotaLajme

Putin: Ekzistenca e Rusisë si shtet varet nga lufta në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se ekzistenca e Rusisë si shtet varet nga lufta në Ukrainë.

Duke iu drejtuar punëtorëve në një fabrikë të aeroplanëve, lideri rus përsëriti pretendimet se Perëndimi është gati të shkatërrojë Rusinë.

“Pra, për ne nuk është një detyrë gjeopolitike, por detyrë e mbijetesës së shtetësisë ruse, krijimit të kushteve për zhvillimin e ardhshëm të vendit dhe fëmijëve tanë”, theksoi lideri rus.

Ai pretendon se ekonomia ruse është forcuar pas vendosjes së sanksioneve.

Putin përshëndeti atë që ai e quajti “sovranitet ekonomik”, shkruan skynews.

“Ne e kemi rritur shumëfish sovranitetin tonë ekonomik. Në fund të fundit, çfarë llogariste armiku ynë? Se ne do të shembim brenda dy deri në tre javë ose në një muaj”, tha ai.

Komentet e Putinit vijnë pasi Bloomberg zbuloi se Rusia ka ruajtur rreth 75 miliardë euro asete jashtë vendit gjatë vitit të kaluar, pavarësisht sanksioneve.syri.net

Related Articles

Back to top button
Close
Close