BotaLajme

Polonia paralajmëron furnizimin e Ukrainës me Mig-29

Polonia do të furnizojë Ukrainën me avionë Mig-29 nga flota e vet ajrore për të fuqizuar kapacitetet mbrojtëse të këtij vendi përkundër Rusisë.

“Mund të ndodhë në katër apo gjashtë javët e ardhshme”, është shprehur kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një konferencë për shtyp.

Më herët ai kishte deklaruar se do të dërgonte avionë ushtarakë për Urkainën vetëm si pjesë e koalicionit me vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që ky njoftim duket se shënon një hap para në politikën e jashtme polake, shumë agresive në kundërvënien ndaj invazionit rus në Ukrainë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close