BotaLajme

Putin e dërgoi për të siguruar fitoren, por shefi i shtabit të ushtrisë ruse largohet i plagosur rëndë

Komandanti më i lartë ushtarak i Vladimir Putinit është larguar nga zona e luftës me plagë të rënda pasi presidenti rus e dërgoi në Ukrainë për të siguruar fitoren, ka pohuar një ish-ministër i punëve të brendshme rus, raporton dailymail, përcjell Gazeta Metro.

Valery Gerasimov, shefi i shtabit të ushtrisë ruse, u plagos sot në Izyum në rajonin Kharviv të Ukrainës, i cili ka qenë në qendër të luftimeve intensive që nga pushtimi rus.

Një burim jozyrtar rus raportoi se Gerasimov pësoi ‘një plagë me prerje në të tretën e sipërme të këmbës së djathtë’.

Por lëndimi i Gerasimov ishte mjaft i rëndë sa që ai u detyrua të largohej nga linjat e frontit dhe të kthehej në Rusi për t’iu nënshtruar trajtimit të mëtejshëm, duke shënuar një tjetër humbje të turpshme për forcat e Putinit

Lëndimi i shefit të shtabit erdhi vetëm një ditë pasi gjeneralmajori rus Andrei Simonov, 55 vjeç, u vra në Kharkiv, sipas një këshilltari të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

 Andrei Simonov, gjenerali rus i vrarë nga ukrainasit gjatë sulmit mbi bazën ushtarake në Izyum.

Ndërsa, Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko tha se sulmi në Izyum ishte ‘vetë vendi ku ishte vendosur… Gerasimov, i cili erdhi personalisht për të udhëhequr sulmin në Slavyansk’.

Kanali Telegram pro-ukrainas ‘Vertikal’ gjithashtu pretendoi se Gerasimov ishte ‘plagosur pranë Izyum’, duke cituar burime të paspecifikuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close