LajmeOpinion

HEJ, TI MIKU! TË LUTEM! ‘KASABASË’ SIME MOS IA VË EMRIN E KANDAHARIT!

Fadil Lushi

.., hë, ti djalë i mbarë, ti që kohë më parë ashtu vullnetshëm ndërrove vendbanimin, nëse do mëtosh ta lexosh Historinë e kasabasë së gjyshit tim, të lutem mos e shtrembëro.., aman, mos e ‘qorto’ aman, mos e godit, të lus, mos e shaj.., të lus, mos ma përgojo.., të lus për ALLAH, mos e nëpërkëmb të kaluarën dhe të tashmen e kasabasë sime.., pavarësisht se katundi yt është më i bukur dhe më i pastër se shehëri ynë!.., aman, mos ia ngjit bishtin e lugës, pavarësisht se vendi ku ke lindur, është më i ngrohtë dhe më human! Ti ‘dosti’ im! Të kam rixha, mos bëj pështymën kalldrëmeve me breza të kasabasë sonë, pavarësisht siç duken a si janë ato.., pavarësisht se katundi ku ke lindur, është më i bukur se Tetova ime dhe e yte! Ti miku im! Nëse ha bukën e Tetovës, nëse fëmijët e tu i arsimon në shkollat dhe universitetet e Tetovës.., nëse ke ‘hise’ në Tetovë, të lutem, më thuaj pse e shkreton ‘hisenë’ tënde! Ti miku ynë! Nëse me të vërtetë, Tetova (kështu si është), të ‘duket’ si Kandahari (respekt për qytetarët e Kandaharit), atëherë pse nuk kthehesh në vendlindjen tënde të bukur, të ngrohtë dhe humane, pse nuk i del zot vendlindjes, pse nuk ma lavdëron katundin dhe katundarin prej fisniku.., pse gjithë kjo heshtje “tate” prej varri!
.., të lus, mos e shtrembëro tregimin e Tetovës dhe katundeve përreth.., ashtu si unë që edhe pas një shekulli, nuk dua ta heq nga kujtesa ime pamore dhe dëgjimore bukurinë e katundit të stërgjyshit tim.., katundit, diku në Shqipërinë Londineze! Hajt, mos ta ‘shëmtojmë’ dashurinë.., tani, tani në prag të festës!
PS
Ti NËNË e Dëshmorit të dashur! Urime dhe për shumë mote festa e Bajramit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close