LajmeRajon

Pushteti lokal i VV-së: Komuna e Bulliqit shpërbleu kompani me tenderë milionësh pa plotësuar kriteret

Komuna e Podujevës e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes ka shpërblyer me kontratë operatorë ekonomikë, në mungesë të plotësimit të kritereve të vendosura në dosjet e tenderëve, gjatë vitit 2025.

Raporti i auditorit ka zbuluar se në tri tenderë, kompanitë kanë fituar, edhe pse nuk kanë arritur të plotësojnë kriteret e caktuara, raporton Klankosova.tv

Rasti i parë i specifikuar nga ZKA është procedura “Rregullimi i infrastrukturës së varrezave të qytetit”, me vlerë 1 milion e 155 mijë,.

Rasti i dytë është “Ndërtimi i kuzhinës qendrore për fëmijë në çerdhe dhe nxënës të shkollave në Podujevë”, me vlerë 698 mijë euro.

Dhe rasti i tretë, në procedurën “Ndërtimi i parkut industrial bujqësor në Sfeqël”, që kapte vlerën 1 milion e 356 mijë euro, transmeton Klankosova.tv

Në raportin e auditorit thuhet se kjo ka ndodhur si pasojë e kontrollit jo të mirë në vlerësimin e tenderëve nga ana e Komunës, konkretisht në verifikimin dhe vlerësimin e përmbushjes së kërkesave ë përcaktuara në dosjen e tenderit.

Për pasojë, kjo situatë ndikon në proces ka konstatuar ZKA, pasi pengon zhvillimin e rregullt të prokurimit dhe cenon transparencën, barazinë dhe efektivitetin e prokurimit publik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close