LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendësministrat, Zekolli Shaqiri dhe Dumuş Ünüvar nënshkruan protokoll të ri për transport mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Turqisë

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot në Shkup ka pritur një delegacion nga Turqia i kryesuar nga Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Dumuş Ünüvar, si dhe Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Organizatës për Shërbime Transporti të Republikës së Turqisë, z. Hasan Boz, të shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve kompetente turke. Në këtë takim mes dy vendeve është nënshkruar protolli i ri për transportin rrugor, me të cilin u dakorduam për rritjen e numrit të lejeve për operacionet e transportit me vendet e treta nga 1.300 në 1.500, si dhe rritjen e numrit të lejeve ekzistuese nga 3.150 në 3.500, shkruan Top24

Pas 12 vitesh, Maqedonia e Veriut dhe Turqia rikthejnë në nivel të lartë dialogun për transportin rrugor 🇲🇰🇹🇷
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Shkup delegacionin e Republikës së Turqisë, të kryesuar nga Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Dumuş Ünüvar, si dhe Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Organizatës për Shërbime Transporti të Republikës së Turqisë, z. Hasan Boz, të shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve kompetente turke.
Nga ana jonë, në këtë takim të rëndësishëm, bashkë me mua morën pjesë shefi i Sektorit për Transport Rrugor dhe Infrastrukturë në Ministrinë e Transportit, z. Marjan Kopevski, zëvendësshefi i sektorit, si dhe drejtuesit e njësive për transportin e mallrave dhe transportin e udhëtarëve.
Ky takim i nivelit të lartë paraqet një moment të veçantë, pasi një takim i këtij formati ndërmjet dy vendeve nuk është mbajtur për më shumë se 12 vite. Prandaj, e vlerësojmë gatishmërinë dhe vullnetin e përbashkët për të avancuar dialogun institucional dhe për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e transportit rrugor.
Rezultati më domethënës i takimit ishte nënshkrimi i protokollit të ri për transportin rrugor, me të cilin u dakorduam për rritjen e numrit të lejeve për operacionet e transportit me vendet e treta nga 1.300 në 1.500, si dhe rritjen e numrit të lejeve ekzistuese nga 3.150 në 3.500. Përveç kësaj, u dakorduam edhe për 250 leje shtesë për vitin 2026, një vendim që do të kontribuojë në lehtësimin e operimit të transportuesve dhe në rritjen e shkëmbimeve ekonomike ndërmjet dy vendeve tona.
Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për sektorin e transportit, duke krijuar kushte më të favorshme për transportuesit tanë, duke lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Për këtë qasje konstruktive dhe mirëkuptim reciprok, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj partnerëve tanë turq.
Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë i lidhin marrëdhënie të forta historike, kulturore, ekonomike dhe njerëzore. Pikërisht për këtë arsye, ruajtja dhe forcimi i vazhdueshëm i raporteve tona personale, profesionale dhe institucionale mbetet me rëndësi të veçantë.
Jam e bindur se fryma e partneritetit, besimit dhe respektit të ndërsjellë që karakterizoi këtë takim do të vazhdojë të sjellë rezultate konkrete në interes të qytetarëve, ekonomisë dhe sektorit të transportit të të dy vendeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close