LajmeMaqedoni

Vendimet për tatimin në pronë në Shkup edhe do të vonohen, edhe do të shtrenjtohen

Vendimet për tatimin në pronë në Shkup edhe do të vonohen, edhe do të shtrenjtohen

Banorët e Shkupit pritet të përballen me fatura më të larta për tatimin në pronë, ndërsa shpërndarja e vendimeve do të pësojë vonesa të mëtejshme.

Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me UNDP-në, ka nisur rivlerësimin e patundshmërive me arsyetimin se çmimet nuk janë përditësuar prej 7-8 vitesh. Nga pushteti lokal theksojnë se është e papranueshme që banesat të shiten me 2.500 euro për metër katror, ndërsa të tatohen mbi bazën e vjetër prej 1.200 eurosh.

Çmimet e reja do të prekin fillimisht komunat Karposh dhe Qendër si zonat më atraktive, ndërsa procesi pritet të shtrihet në të gjithë kryeqytetin.

Përveç shtrenjtimit, procesi po përballet edhe me probleme logjistike. Zgjatja e rivlerësimit dhe dështimi i tenderit të postës e kanë detyruar Qytetin e Shkupit të blejë makineri të reja për shtypjen e faturave dhe të shpallë tender të ri shpërndarjeje.

Sipas Raportit të fundit të Entit Shtetëror të Revizionit, si pasojë e mosinkasimit të tatimit në pronë që nga viti 2020, Qyteti i Shkupit ka humbur rreth 20 milionë euro.

Related Articles

Back to top button
Close
Close