LajmeMaqedoni

Punonjësit e Gjeriatrisë kërkojnë rritje të pagave, stazh të beneficuar dhe shtesë për rrezik nga infeksioni

Punonjësit e Gjeriatrisë në Shkup, para Spitalit të specializuar për mjekësi të gjeriatrisë “13 Nëntori” kërkuan rritje të pagave, stazh të beneficiuar, shtesë për rrezik nga infeksioni dhe ndryshim të kontratave kolektive. Llazo Kosotovski, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Gjeriatrisë bëri të ditur se punëtorët me kontratë punojnë gjatë vikendit dhe festave për 20.175 denarë.

Ndryshime duhet të bëhen si në ligjin për pagën minimale ashtu edhe në marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Punëtorët me kontratë, më shumë vuajnë në këtë moment sepse vijnë në punë të shtunave dhe të dielave dhe ditëve të festave, punojnë për 20.175 denarë sa është paga minimale, ato janë “marrëveshje kriminale” sepse ligji për marrëdhëniet e punës, ka dy kontrata: kontratë me afat të caktuar dhe kontratë pa afat të caktuar. Këtë marrëveshje që e kanë tani në këtë moment disa nga të punësuarit në shëndetësi dhe që janë shkurtuar ato 1117 marrëveshje të mos ketë shpallje, ne themi që të ndryshohet komplet struktura në atë marrëveshje kolektive”, deklaroi Lazo Kostovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Gjeriatrisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close