LajmeMaqedoniTopLajm

“Punëtori sot lufton për ekzistencë”, nga sektori publik kërkojnë paga më të larta për 2.806 denarë

Të punësuarit në sektorin publik sot protestojnë para Kuvendit, përcjell TV21. Kreu i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski tha se kërkojnë nga autoritetet që nga korriku të marrin pagë më të lartë për 2.806 denarë.

“Të gjithë ata që nuk do ta mbështesin këtë kërkesë tonën, në interes të punëtorit, e drejta jonë legjitime si përfaqësues të punëtorëve si Lidhje e Sindikatave të Maqedonisë është që nga ata të kërkojmë dorëheqje, këtë e them me vendosmëri dhe i bindur. Për këtë miq deputetë, miq nga pushteti, miq nga vetëqeverisja lokale, merreni seriozisht punën. Punëtori sot lufton për ekzistencë”, deklaroi mes tjerash Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close