
Kompania “Pucko Petrol” gjatë 15 viteve të fundit ka marrë tenderë në vlerë totale 300 milionë euro. TV21 bëri një analizë në financat e kompanive të cilat prej dje janë në duart e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar.
“RKM Energy” është në pronësi të Ratko Kapushevskit dhe është regjistruar në vitin 2021 në aktivitetin “Tregti me shumicë me automjete motorike”. Ka 4 të punësuar dhe në vitin 2023 ka realizuar të ardhura prej 138 milionë eurove, në 2022-tën 738 mijë euro, ndërsa në vitin 2021 vetëm 16 mijë euro.
Paga mesatare neto në kompani ka qenë 155 mijë denarë. Asmir Jahoski me Pucko Petrol qarkullojnë milionat. Nga viti 2021 deri në vitin 2023 të ardhurat janë rritur për 37.5%, përkatësisht në vitin 2022 ka arritur të ardhurat më të larta prej 80 milionë eurove. Ka rreth 179 të punësuar që marrin pagë mesatare neto prej 32 mijë denarë.




