RajonTopLajm

Publikohen dokumentet/ 975 dozat e vaksinës në Shqipëri u importuan nga dega e Pfizer në Gjermani

Publikohen dokumentet zyrtare të Doganës Shqiptare, të cilat konfirmojnë marrjen e sasisë së parë të vaksinave nga Gjermania.

Ngarkesa ka mbërritur në doganen e Rinasit, një ditë më parë, pra transporti është kryer me avion.

Dokumenti tregon gjithashtu se rreth një mijë doza janë marrë nga dega e kompanise “Phizer-BionTech” në Gjermani.
Por është ende e paqartë nëse vaksinat u morën direkt nga kompania, apo ato ishin pjesë e porositur nga ndonjë shtet europian.

Ndërkohë, ngarkesa është marrë në dorëzim nga Instituti i Shëndetit Publik dhe tashmë po shpërndahet në Tiranë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close