LajmeMaqedoniTopLajm

Pse Zijadin Sela ua ktheu shpinën themeluesve të LR-PDSH-së

Partia e drejtuar nga Zijadin Sela, LR-PDSH hapat e parë të themelimit të saj i bëri në Tetovë të cilët të mllefosur me ish liderin Thaçi i mundësuan Selës në shkëputjen e partisë. Por gjatë rrugëtimit të saj LR u shënrua në Aleancë kur lidhi koalicion me RDK-në e Vesel Memetit dhe Unitetin e Gëzim Ostrenit.

Duke ecur rrugëtimit të saj ASH pastroi rradhët e saj nga themeluesit e saj si Ejup Murtezani , Refet Elmazin, Arta Toçi, Ruzhdi Matoshi, Faton Murseli, Elmir Sejfullai dhe shumë figura të tjera të cilët mbetën hije nën sqetullat Ziadin Selës e disa të tjerë u përjashtuan tërësisht. I vetmi nga themeluesit e ASH-së që nga fillimi është deputeti aktual Adnan Neziri.

Kjo qasje ka bërë që së fudmi analisti dhe gazetari Arben Llalla të zinte ngushtë përfaqësuesin e ASH-së Flakron Bexheti i cili në ASH mban pozitëne zëdhënësit.

Analistit Arben Llalla pyeti zëdhënësitn e Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti se pse kreu i ASH-së nuk e përkrahu Ruzhdi Matoshin i cili garoi për deputet në Kosovë.

Për këtë Flakron Bexheti nga ASH, tha se Aleanca për Shqiptarët është parti demokratike, duke shtuar se është normale që një figurë t’i bashkëngjitet ndonjë subjekti politik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close