
Nëse ska akademi shqiptare, ska as tatime për akademinë shoveniste maqedonase
Shkruan Urim Hasipi
Pavarësisht tentimeve nga më të ndryshmet, duke filluar nga diskriminimi, përbuzja, majorizimi, shteti I Maqedonisë asnjëherë nuk ka arritur që të nënshtrojë qytetarët shqiptarë, përveç politikanët shqiptarë, të cilët janë nënshtruar në vazhdimësi.
Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni meritojnë dhe pa asnjë kundërshtim do të duhet që të kenë Akademinë Shqiptare.
Sepse.
Nga e kaluara kemi shumë raste, fakte, argumente dhe dëshmi se shqiptarët nuk janë paraqitur si pjesë e popullit shqiptarët apo kombit shqiptarë.
Prandaj, roli I akademisë shqiptare do të duhet që të fokusohet në ndërtimin e një institucioni të fortë akademik, me ekspert të mirë dhe pa bagazh politik, në shkrimin e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë.
Kjo histori, do të duhet të bazohet dhe faktohet shkenctarisht se shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton, kanë jetuar në gjysmën e territorit të Maqedonisë së sotme. Do të duhet të faktohet se si janë shpërngulur, si janë vjedhur trojet tona, si janë populluar me popuj tjerë e kështu me rradhë.
Kjo do të duhej të ishte detyra parësore dhe e dyta, do të duhej që kjo histori të bëhet pjesë e pandashme e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë.
Punë tjetër e akademisë shqiptare do të duhej të ishte që të zbardheshin rastet e përndjekjeve të shqiptarëve të Maqedonisë, si gjatë kohës së luftës së parë botërore, luftës së dytë botërore, deri tek mbretëria SKS, pastaj ish Jugollsllavia, e deri tek Maqedonia.
Poashtu të zbardhen edhe statistikat se sa shqiptarë kanë jetuar në këto troje ndër vite, në bazë të regjistrimeve edhe nga të dhënat e autoriteteve turke por edhe ato zyrtare.
Të krijohet komision për botimin e teksteve shkollore shqiptare dhe këto tekste të jenë pjesë e literaturës për nxënësit.
Nuk mundet një maqedonas apo etnitet tjetër të shkruajë libra për nxënësit shqiptarë.
Si do të ishte sikur një shqiptarë të shkruante tekste shkollore për nxënësit maqedonas.
Të zbardhet e vërteta për referendumin kur shqiptarët bojkotuan pavarësinë e shtetit
Të zbardhet e vërteta dhe ti tregohet botës me fakte, se shqiptarëve u mohua e drejta e shkollimit, e punësimit, u prishën murret dhe dyert e shtëpive të shqiptarëve.
Të zbardhet e vërteta e themelimit të Universitetit të Tetovës
Data e themelimit të Universitetit të Tetovës të jetë festë për shqiptarët
Të zbardhet e vërteta e ish ushtarëve të vrarë shqiptarë si pjesë e JNA-së në luftërtat në ish Jugosllavi
Të zbardhet e vërteta për ngjarjet në Ladorishtë, Veleshtë, Bit Pazar, e kështu me rradhë, përgjegjësit të shpallen armik të shqiptarëve dhe non grata në vendbanimet shqiptare
Të zbardhet e vërteta për ngjarjet e vitit 1997 në Gostivar e Tetovë
Dëshmorët e asaj periudhe të shpallen hero kombëtar, ndërsa ata që u dënuan të gëzojnë pension nga shteti, kurse familjet të kenë status të rregulluar të pensionit nga shteti.
Periudha e lavdishme e vitit 2001, të shkruhet ashtu si ka ndodhur, pa ndërhyrje dhe pa ngjyrime politike, por siç ka ndodhur.
Puna e Akademisë Shqiptare do të duhet të fokusohet që të sigurojë biografi për jetën dhe veprën e shumë personaliteteve shqiptare në këto troje, duke filluar nga Rexhep Voka, Mehmet pash Deralla, Fadil Sulejmani, Remzi Nesimi, Rafi Halili, e shumë shumë veprimtarë tjerë dhe njëherë e përgjithmonë të dihet roli I këtyre njerëzve në ngritjen kombëtare dhe arsimore të shqiptarëve
Të ngrihet bust për Ernest Koliqin, Ministrin e Arsimit, në periudhën e të cilit u arrit hapja e shkollave shqipe edhe në trojet tona.
Puna e Akademisë Shqiptare do të duhet të fokusohet edhe në ruajtjen e traditës shqiptare popullore, kultivimin e folklorit, gjuhës shqipe, publikimin e enciklopedisë me dialektet përkatëse të shqiptarëve në Maqedoni, në ngritjen e sportit, ngritjen e institucioneve kulturore e sportive, muzeut kombëtar shqiptar.
Puna e Akademisë Shqiptare do të duhet që fokusohet edhe në ngritjen e një platforme shqiptare, ku do të vendosen bazat për pjesëmarrje në qeveri të shqiptarëve dhe në moment që një parit lëviz nga kjo platformë, akademia I shpall tradhtarë me dekret në emër të popullit
Ekspertët e ekonomisë tëbëjnë analizën se sa taksa grumbullohen nga shqiptarët dhe sa ato kthehen si investime në vendbanimet shqiptare.
Akademia shqiptare të vulos njëherë e përgjitmonë se popullli shqiptar është pjesë e kombit shqiptar dhe ky realitet nuk mund të ndryshohet. Gjuha jonë është gjiha shqipe, alfabeti ynë është alfabeti I gjuhës shqipe me 36 shkronja, simbolet e shqiptarëve kudo që jetojnë janë të njejta dhe nuk ndryshojnë.
Zakonet, traditat dhe rritet fetare si dhe kombëtare janë pjesë të pandashme e popullit shqiptar prandaj, këtë detyrë e ka akademia shqiptare.
Këto dhe shumë çështje tjera që duhet të jenë punë e Akademisë Shqiptare nuk mund të jenë pjesë e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, për shkak të mentalitetit fashizoid, prandaj duhet ta kemi akademinë tonë
Nuk mundet që një akademik si Taki Fiti, gjithë jetën të ketë rrogë të majme nëpër funksione shtetërore vetëm e vetëm se ka qasje anti-shqiptare.
Rrogën ai atje e merr nga taksat e qytetit nga Strumica e deri në Strugë.
Por, kur vjen puna për shqiptarët vetëm fjalën Jo e njeh.
Fundi i tekstit vlen edhe për kryeministrin Mcikoski që tha se nuk mund të ketë akademi paralele
Jo, mund të thuash vetëm në shtëpinë tënde, në pronë private, kurse për interesin e shqiptarëve ne vet do të vendosim
Ose, do detyrohemi që të mos paguajmë taksa, tatime.
Nuk mundet që dikush të ushqehet me luks me paratë tona dhe të thotë Jo.



