
Punët, ekipet dhe veprimtaritë tona flasin më shumë sesa një reklamë personale e dikujt, këtë e tha mes tjerash drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti i pyetur se pse nuk është vazhdimisht në terren si drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov. Maksuti thotë se Angellov mendon se paraqitja në mediume është më efikase dhe ashtu vepron.
“Të gjitha ata që i Shihni në terren janë pjesë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Qendra për Menaxhim me Kriza është institucion që do të duhet të menaxhojë të gjitha këta. Unë nuk e shoh veten si yll i televizionit, nuk e shoh se duhet të bëjmë senzacion nga ajo që duhet të jemi prezent kudo qoftë, por duhet të jemi prezent me punët, ekipet, veprimtaritë tona”, tha Maksuti. Top24



