LajmeMaqedoni

Pse Fronti Europian nuk duhet ta mbështes Isen Shabanin për kandidat në komunën e Vrapçishtit

Vitit 2025 është viti i zgjedhjeve lokale ku disa kryetarë aktual kanë pretendime dhe mabicje për të garuar për mandte të dyta ndërsa disa të tjerë pretendojnë për mandatin e tretë. Në mesin e kryetarëve që flitet që po pretendon për një mandat të tretë është edhe kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, shkruan Top24

Pse Fronti për Europë nuk duhet ta mbështesë Isen Shabanin!?

Isen Shabani po e përfundon mandatin e dytë si kryetar i komunës së Vrapçishtit. Në dy mandate qeverisje Shabani nuk mbahet mend për ndonjë investim të rëndësishëm infrastrukturorë në rrugë dhe rrugica apo ndonjë investim të shënuar në infrastrukturën shkollore si dhe në çerdhe. Për dy mandate qeverisje Shabani nuk ka aritur të rikonstruoj rrugët në fshatin e tij të lindjes Gradec dhe të mos flasim në fshatrat tjerë të cilët gravitojnë në këtë komunë. Top24 nga dita e hënë do të ju sjellë pamje të fshatrave të komunës së Vrapçishtit të cilët ballafaqohen me një infrastukturë të shkatëruar rrugore, mungesë të rrjetit të ujësjellsit dhe kanalizimit si dhe shkolla me shumë pak investime.

Mbështetja e Shabanit nga ana e Frontit Europian do të nënkuptonte se ky koalicion pranon në një far forme dështimin e Shabnit në qeverisjen e tij 8-vjeçare në krye të komunës së Vrapçishtit.

Na ndiqni nga dita e hënë 10.Janar 2025 ku do të sjellim për çdo ditë pamjet e fshatrave nën qeverisjen për dy mandate nga Isen Shabani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close