LajmeMaqedoni

Pse BE na la jashtë? Kritere të paqarta dhe dy standarde: Serbia të njëjtat shifra me ne, por nuk u izolua

Lista e shpallur nga Brukseli për vendet e 3-ta, qytetarët e të cilave do të lejohen të qarkullojnë lirisht në një prej vendeve të unionit që prej 1 korrikut ka ngjallur shumë polemika. Shqipëria nuk është pjesë e listës, së bashku me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën.

Mali i zi dhe Serbia ndërkohë janë në listën e vendeve të lejuara.

Kryeministri Rama por edhe liderë të tjerë e kanë cilësuar këtë vendim si politik. Brukseli e arsyeton vendimin me një listë kriteresh që duhen zbatuar dhe ku kryesori është numri i rasteve për numër popullsie gjatë 2 javëve të fundit. Por çfarë thonë shifrat?

Pse Serbia është veçuar nga vendet e rajonit duke qenë se njeh një rritje të ndjeshme të rasteve? Shifrat hedhin tërësisht poshtë pretendimin e Brukselit.

Një përpunim i të dhënave nga “Scan” të rasteve të identifikuara me Covid-19 gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri dhe Serbi ngre më shumë pikëpyetje se sa jep përgjigje. Shqipëria numëron rreth 898 raste në total gjatë 14 ditëve të cilat mbarojnë më 30 qershor, çka përkthehet në rreth 31 raste për 1 mijë banorë, ndërsa Serbia raporton 2138 raste, ose 30.6 raste për 100 mijë banorë.

Mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet në rreth 16 raste për 100 mijë banorë, të paktën deri më 25 qershor. Por, në njoftimin për shtyp, mes disa kllapave, Brukseli sqaron se është marrë në vlerësim mesatarja e bashkimit europian e 15 qershorit.

Edhe kjo duket një pikë e paqartë, pasi në dy javë ka ndyrshuar shumëçka, jo vetëm në Europë, por sidomos në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat me përjashtim të Serbisë dhe malit të zi, tashmë janë izoluar fizikisht me Europën.

Eshtë e paqartë nëse edhe për vendet që janë futur në listë apo përjashtuar nga lista janë marrë për bazë të dhënat deri më 15 qershor.

Por edhe sikur të ishte kështru, Shqipëria nuk kishte pse të lihej jashtë, e aq më pak të veçohej nga vende si Serbia. Më 15 qeshor, Shqipëria numëronte rreth 15 raste për cdo 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit, ndërsa Serbia rreth 14 raste për 100 mijë banorë.

Edhe kriteri numër sjell një standard të dyfishtë pasi saktëson se vendet duhet të regjistrojnë një trend rënës gjatë dy javëve krahasuar me dy javët paraardhëse.

As në këtë rast Serbia nuk e përmbush këtë kriter, pasi siç duket qartë edhe nga grafiku, rritja gjatë 14 ditëve të fundit është eksponenciale. Kriteri numër tre ndërkohë është edhe më i paqartë se dy të parët pasi ofron një matje të përgjithshme, dhe mbi të gjitha, jo transparente.

Related Articles

Back to top button
Close
Close