LajmeMaqedoniTopLajm

Protestuesit në qetësi kërkojnë përgjegjësi për viktimat dhe të lënduarit në Koçan

Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin e qytetit të Shkupit të shprehin pakënaqësinë e tyre në lidhje me tragjedinë që kanë ndodhur në Koçan. Protesta është e qetë dhe filloi me një heshtje të trishtë 16 minutëshe. 

Protestuesit revoltën e shprehin me mbishkrime të natyrës:

  • “Nuk do të kishte kaq gjak sikur të ishte gjithçka sipas ligjit”
  • “Shtet që digjet lehtë”
  • “Paratë i numëroni me duar të lyera me gjak”
  • “Sistemi i juaj mbyti një gjeneratë të tërë”
  • “Korrupsioni vret!”

“Korrupsioni po na vret për çdo ditë, në spital, në diskotekë, në autobus. Nuk e dimë se ku do të plasë herën tjetër” deklarohen protestuesit.

“Ky vend nuk është i sigurt për të jetuar, këtu vetëm vdiset. Nëse nuk vazhdojmë të çohemi në këmbë për gjithë këto raste, mos të habitemi kur të ndodhë diçka e ngjajshme, duhet që populli të vetëdijesohet dhe të kërkojë përgjegjësi në institucione.”deklarohen protestuesit.

“Jemi bërë vend i tragjedive, nuk po përmendemi për të mirë, vetëm skandale.!”deklarohen protestuesit.

Në një moment ata i hapën dritat e celularëve të tyre.

Ndizen qirinj dhe lihen lule para shatërvanit qendror në kujtim të 59 viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close