BotaLajme

Protesta të dhunshme kundër Kryeministrit Netanjahu në Izrael

Natë dhune në Jeruzalem dhe Tel Aviv në vazhdim të protestave të javëve të fundit kundër Kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë dhe sheshe pasi Netanjahu shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Joav Galant, i cili iu bashkua zërave që kërkojnë ndalimin e përkohshëm të procedurave për reformën e sistemit vendas të drejtësisë.

Edhe Presidenti Isak Hercog i kërkoi Kryeministrit Netanjahu të tërhiqet. Sindikatat paralajmëruan greve të përgjithshme të menjëhershme, ndërsa të gjitha fluturimet nga aeroporti i Tel Avivit janë pezulluar.

Reforma parashikon që qeveria të marrë kontrollin e komisionit që emëron gjykatësit. Netanjahu argumenton se kjo do t’i pengojë ata të kapërcejnë pushtetin e tyre. Kritikët thonë se Kryeministri po përpiqet të që marrë kontrollin e gjyqsorit për ta detyruar të pushojnë çështjet ndaj tij për korrupsion.

Related Articles

Back to top button
Close
Close