LajmeRajonTopLajm

Protesta në Tiranë, Rama nxjerr foton e Ikballe Hudutit me ish presidentin iranian: Nuk kam asgjë me të rinjtë, por me ata që shpërndajnë helm kundër Shqipërisë

Në vazhdë të reagimeve për protestën në Tiranë dhe qëndrimeve të tij se janë kurdisur nga influenca të huaja, përfshirë Iranin, kryeministri Edi Rama ka ndarë foto të Ikballe Hudutit në tubim, një figurë televizive e njohur për simpatinë për regjimin terrorist të Iranit.

Kryeministri shkruan se nuk ka asgjë me protestuesit, por me ata që e kanë shndërruar protestën nga një kauzë për mbrojtjen e natyrës në një tribunë për interesa të tjera politike dhe të financuara nga jashtë.

Në postimin e tij, Rama shkruan se Hudutin në emër të fesë predikon urrejtje, thërret për kryengritje kundër qeverisë shqiptare dhe kërkon hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Ai po ashtu ka publikuar një foto të saj me presidentin e asaj kohe Mahmoud Ahmadinejad, të cilin e cilëson si “kryeshërbëtorin famëkeq të ajatollahëve”.

“Mos u merr me protestuesit…

Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër

Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruan Rama.

Related Articles

Back to top button
Close
Close