LajmeRajonTopLajm

“Propozuam datën 11”, Celibashi pas takimit me Begajn për ditën e zgjedhjeve: Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë kohore

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi propozoi datën 11 për zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen.

Pas takimit me Begajn për ditën e zgjedhjeve, ai u shpreh se kjo datë lidhet me kohën e përgatitjeve dhe jo me axhendën politike.

“Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11, edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje. Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës por të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, tha kreu i KQZ-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close