
Drenica Zogaj dhe Durim Tahirukaj, janë çifti kosovar që bëri bujë në rrjetet sociale pas propozimit spektakolar për martesë.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Durimi bëri të ditur se partneren e tij e ka “mashtruar” se nuk do t’i propozojë asnjëherë martesë, pasi siç tha ai, Drenicën e bëri të bindej se është shumë tradicional, transmeton Klankosova.tv.
Të njëjtën e tha edhe Drenica, e cila deklaroi se kur e mori propozimin në skenë mes dhjetëra njerëzve, siç tha ajo, ishte momenti më emocionues i saj.



