MaqedoniTopLajm

Prokuroritë në Maqedoninë e Veriut veprojnë shumë ngadalë

Anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit kërkojnë punë më të shpejtë dhe më efikase të prokurorive, gjykatave dhe institucioneve shtetërore. Megjithëse rastet që i kanë ngritur nën dyshimin për paligjshmëri janë me interes të veçantë publik, autoritetet në procedurën e mëtejshme nuk ndërmorën asnjë veprim për të përfunduar procedurat. Që nga fillimi i mandatit të kësaj përbërje të Antikorrupsionit nga rastet e hapura kanë marrë përgjigje vetëm për 30 për qind.

Rasti për prokurimin publik në KSHZ është dhënë që në vitin 2019 dhe ende nuk ka zgjidhje. Plani i Detajuar Urbanistik është dhënë gjashtë muaj më parë dhe ende nuk ka zgjidhje. Pra, mendoj se është me interes të veçantë publik për të cilët Prokuroria Publike duhet të prononcohet sepse ka një sërë planesh të tilla urbanistike që janë miratuar në të njëjtën mënyrë. Nga ana tjetër, vlerësojmë se duhet të ishte marrë tashmë vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi këtë verë e lëshuam çështjen për ligjin për Behtel dhe Enka – tha Biljana Ivanovska kryetare e KSHPK-së.

Ivanovska tha se gjithmonë mund të bëhen më shumë përpjekje dhe të respektohen të gjitha rekomandimet dhe mendimet e dhëna nga komisioni. Në raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut vërehet se Komisioni Kundër Korrupsionit ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave. /Alsat M/

Related Articles

Back to top button
Close
Close