MaqedoniTopLajm

KSHPK me vite të tëra pret përgjigje për lëndë kyçe

antikorupsionerët presin përgjigje nga institucionet për lëndë kyçe    për të cilat ekziston dyshim për korrupsion. Kryetarja e këtij komisioni, Biljana Ivanovska thotë se janë pranuar vetëm 30% e kërkesave të tyre, andaj i thirri institucionet që të përgjigjen, e jo t’i mbajnë pyetjet në sirtar.

“Për furnizimet publike në KSHZ-në, lënda është dërguar që në vitin 2019, ende nuk ka epilog, për planin e detajuar urbanistik, lënda është  dorëzuar para 6 muajve, ende nuk ka epilog. Pra, mendoj se është me interes publik që Prokuroria të deklarohet, për shkak se ka një sërë planesh të tilla urbanistike që janë miratuar në të njëjtën mënyrë. Nga ana tjetër, mendojmë se notën e Gjykatës Kushtetuese deri më tani duhej ta merrnim, gjatë verës e dorëzuam lëndën për vlerësimin e  kushtetutshmërisë së ligjit që ka të bëjë me “Behtel dhe Enka””, tha Biljana Ivanovska – kryetare e KSHPK-së.

Përveç se institucionet nuk iu përgjigjen pyetjeve të tyre, Ivanovska thotë se akuzohet dhe diskreditohet puna e Komisionit por nuk deshi  të tregojë se prej ku vijnë akuzat.

 

“Ju jeni dëshmitarë të të gjitha ngjarjeve, të deklaratave në opinion nga ana e individëve të caktuar të cilët duan ta diskreditojnë punën e këtij komisioni duke thënë se i tejkalon kompetencat e tij ose se nuk është profesional dhe kompetent në mënyrë të mjaftueshme. Ka artikuj nëpër gazetat, nga profesorë, nga njerëz që konsiderohen kompetentë të komentojnë, shpeshherë ata nuk janë pjesë e pushtetit, ndërsa nga bartësit e pushtetit ka vërejtje në lidhje me zbatimin e rekomandimeve dhe mendimeve që i  jep Komisioni Antikorrupsion”, shtoi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.

Në raportin më të ri të Komisionit evropian, Komisioni antikorrupsion u vlerësua se po shënon përparim në luftën kudër korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe është notuar se komisioni është proaktiv në parandalimin e korrupsionit dhe hapjen  e shumë lëndëve, mes të cilave ka shumë raste të cilat janë për funksionarë të lartë shtetëror.

Related Articles

Back to top button
Close
Close