LajmeMaqedoniTopLajm

Prokuroria të hap procedurë për Stoilkoviq! Osmani: Rezoluta nuk është sjellje ndaj popullit serb por ndaj gjenocidit

Ministri i jashtëm Bujar Osmani thotë se është i befasuar nga reagimet e opinionit para se gjithash në vend, duke aluduar për deklaratën e Ivan Stoillkoviqit, kryetar i Partisë demokratike të Serbëve në Maqedoni, që është partner koalicioni me VMRO-DPMNE-në, i cili gjenocidin në Srebrenicë e quajti Disneyland nekrofil. Sipas tij, edhe pse ka pasur kërkesë për ngritjen e përgjegjësisë penale, vlerëson se këtë duhet ta bëjnë institucionet.

“Këtu kishte panelist që thanë se fjalimi i Kryetarit të partisë serbe është në kundërshtim me ligjet dhe kërkuan ngritjen e procedurës gjyqësore. Unë nuk do të intervenoj në atë punë për shkak se jemi në proces zgjedhor sepse mund të interpretohet ndryshe, megjithatë kuptohet se institucionet mund të reagojnë në bazë të informacioneve që qarkullojnë në opinion”, tha Bujar Osmani, ministër për punë të Jashtme.

Dy partitë boshnjake në vendin tonë, Lidhja demokratike e boshnjakëve dhe PAD dërguan kërkesë deri te VMRO-DPMNE-ja që të distancohen dhe ta dënojnë deklaratën e partnerit të tyre të koalicionit, Stoillkoviq. Dërguam pyetje deri te partia e Mickoskit nëse do të ndërmarrin diçka në lidhje me këtë kërkesë, por nuk morëm përgjigje. Përveç deklaratave të Stoillkoviqit për Rezolutën për Srebrenicën, reagime të ashpra arritën edhe nga një pjesë e politikanëve serb. Ministri serb për punë të jashtme, Ivica Daçiq, ko-sponzorimin e Maqedonisë e vlerësoi si pafytyrësi, andaj e pyeti Osmanin nëse ai do të parashtronte rezolutë për vrasjet e serbëve në Jasenovac. Osmani tashmë ka pasur takim edhe me ambasadoren serbe të cilës i ka thënë se ky akt nuk është sjellje ndaj popullit serb.

“Në Ministri dje kishim takim me ambasadoren e Republikës së Serisë dhe ne qartë thamë se qëndrimi ynë është se kjo nuk është sjellje ndaj Serbisë, nuk është sjellje ndaj popullit serb, por është sjellje ndaj një krimi që është bërë dhe për të cilin gjykatat ndërkombëtare kanë konstatuar se është gjenocid dhe se mohimi dhe glorifikimi i kryerësve është vazhdim i gjenocidit në formë tjetër”, pohoi Bujar Osmani, ministër për punë të Jashtme.

Gjenocidi në Srebrenicë ndodhi nga 11 deri më 23 korrik të vitit 1995 ku u vranë mbi 8 mijë myslimanë të Bosnjës, ndërsa Maqedonia në vitin 2010 solli Deklaratë me të cilën mbështetet Rezoluta Europiane për shpalljen e vrasjeve të Srebrenicës për gjenocid.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close