LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Vigjilenca dhe atdhedashuria e komandant Ilaz Kodrës ishte frymëzim për luftëtarët në betejat e lirisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim poashtu arkitekti i Frontit për Europë z. Ali Ahmeti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale përkujton komandant Ilaz Kodrën. Postimi i plotë:

”Vigjilenca dhe atdhedashuria e komandant Ilaz Kodrës ishte frymëzim për luftëtarët në betejat e lirisë.
Ashtu do e kujtojmë gjithmonë, siç e kujtoj unë sot bashkëveprimtarin tim dhe një nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, në 25 vjetorin e rënies së tij.
Ra fizikisht më 30 prill të vitit 1999, për të mos vdekur kurrë, por amanetin e tij për çlirimin e Kosovës dhe flakadanin e lirisë e mbajtëm të pashuar.
Lavdi e përjetshme veprimtarisë kombëtare të Ilazit dhe gjithë dëshmorëve të kombit.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close