LajmeMaqedoni

Kostadinovska do ta hedh në gjyq Arsovskën pas akuzave se e ka ditur për zjarrin në “Universale” dhe s’e ka denoncuar

“Me Danella Arosvkës do të shihemi në gjyq”! Ky është vendimi i ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, pas akuzave të kryetares së qytetit të Shkupit Danella Arsovska e cila tha se ministrja e ka ditur për zjarrin në Sallën Universale dhe nuk e ka denoncuar. Ministrja këto i quajti  “gënjeshtra dhe pretendime skandaloze”. Përveç kësaj, mohoi që ajo ose kushdo qoftë tjetër nga Ministria e Kulturës të ketë bërë ndërhyrje të paautorizuar në sistemin e prokurimeve publike për të kërkuar përgjigje se në bazë të cilit projekt është vazhduar rindërtimi i Sallës Universale dhe në bazë të cilit opinion për stabilitet dhe mbrojtje sizmike u ndërmor puna ndërtimore.

 “Insinuatat e Arsovskës se e paskam ditur dhe nuk e kam denoncuar dhe deklaratat e shumta të mjegullisë, në ditët në vijim do të jenë lëndë para instancave gjyqësore dhe vetë ajo do të ketë mundësi që më hollësisht të sqarojë për deklaratat e dhëna për mua në lidhje me Sallën Universale. Dua që qytetarët ta dinë atë që i brengosë ata dhe për të cilën nuk duhet të dyshojnë e as të kenë frikë se Bisera apo kushdo qoftë tjetër nga Ministria e Kulturës mund të “sulmojë” sistemin e prokurimeve publike”, deklaroi Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close