LajmeMaqedoniTopLajm

Prokurorët dhe teknikët e MPB-së po hetojnë shkaqet e tragjedisë në Tetovë

Zona përreth spitalit modular në Tetovë, e cila u dogj plotësisht në rreth 40 minuta, u rethuar me një shirit policie. Zjarri që u përhap me shpejtësi të madhe është shuar, dhe tani teknikët e krimit nga Ministria e Brendshme dhe prokurorët do të inspektojnë vendin për të përcaktuar se ku shpërtheu zjarri dhe cili është shkaku, raporton TS.

“Ekipi prej pesë prokurorësh, së bashku me ekipet e institucioneve kompetente, po ndërmarrin të gjitha veprimet në mënyrë që të përcaktojnë shkaqet e zjarrit,” njoftoi sonte Prokuroria Publike.

Në Tetovë, në vendin ku ishin pacientët e sëmurë me Covid-19, zjarri është shuar plotësisht, dhe pothuajse asgjë nuk kishte mbetur nga spitali modular. Tani për tani, informacioni zyrtar nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është se është konfirmuar zyrtarisht se ka 10 të vdekur në zjarrin e tmerrshëm. Numri i saktë i pacientëve të pranuar në spitalin modular nuk dihet për momentin. Informacionet zyrtare do të shpallen nesër./TS

Related Articles

Back to top button
Close
Close