
Arta Bilalli-Zendeli nga Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një press konference tha se lista e dështimeve të koalicionit VLEN, në fushën e arsimit është shumë e gjatë, ndërkohë që përmendi disa nga ta në mesin e tyre, programin Erasmus, abetaren e unifikuar, kampusin e Universitetit “Nëna Terezë”, shkollën e shqiptatëve të Velesin, për të cilat Billalli thekson se janë mashtrime. Sipas saj VLEN ka mashtruar me ndarjen e mjeteve për kampusin e Universitetit të Nënë Terezës, si dhe shpërndarja e Abetares së unifikuar është bërë pa mos e rragulluar përdoriin e saj edhe pse e kanë pasur gati pasi këtë marrëveshje e kishte bëre BDI. Po ashtu kjo qeveri la pa shkollë nxënësit shqiptarë të Velesit duke ua shkurtuar mjetet për ndërtimin e saj. Bilalli-Zendeli tha se fokusi i dështimeve vendoset te arsimi në komunitetin shqiptar.



